Përgjatë historisë, të dërguarit e Zotit kanë qenë të ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe psikologjike të jobesimtarëve. Ashtu si profetët para tij, profeti ynë i dashur Muhamedi a.s. gjithashtu ishte ekspozuar ndaj persekutimeve dhe sulmeve të panumërta nga idhujtarët dhe jobesimtarët për predikimin e besimit të vërtetë.
Në këtë film, ju do të shihni presionet dhe sulmet e shkaktuara nga jobesimtarët ndaj profetit tonë a.s. në momentin e zbritjes së profetsisë. Ky është shembull i vlerave morale, vendosmërisë dhe palëkundshmërisë në luftën përballë tyre.
Nën dritën e haditheve të profetit dhe vargjeve nga Kurani, në këtë pjesë të dytë shpalosen vlerat morale që duhen përqafuar në mënyrë që të fitojmë Parajsën. Më tej, ky dokumentar trajton veçoritë fizike dhe shpirtërore që besimtarët do të kenë në Parajsë.
Zoti ka krijuar shumë prova për t'i treguar njerëzve se jeta e kësaj bote nuk është jeta e vërtetë. Duke filluar nga vetë trupi ynë, i cili përballet çdo ditë me lodhjet dhe sëmundjet e kësaj jete, dëmtimet nga aksidentet apo madje edhe vdekjen.
I përballur me këto sprova, njeriu dëshiron të jetojë në një botë të përkryer. Duke mos e harruar këtë, ai përpiqet të gjejë rrugën e duhur për një jetë të tillë. Zoti na njofton në Kuran se një jetë e tillë ekziston vetëm në Parajsë.
Ky film, me anën e haditheve të profetit tonë dhe vargjeve nga Kurani, na bën të ditur për bekimet e Parajsës.
Shokët e Profetit a.s. na kanë transmetuar shumë detaje rreth tij, si nga pamja e jashtme dhe bekimet në trupin e tij, apo dritën që profeti rrezatonte tek ata që e nderonin, ashtu edhe buzëqeshjen e tij dhe shumë aspekte të tjera të mrekullueshme që Zoti ja kishte dhuruar. Shumë prej shokëve të tij kanë informuar në detaje myslimanët që nuk jetuan në kohën e Profetit a.s.
Çdo detaj i pamjes së jashtme dhe cilësive të këtij shërbërtori të zgjedhur të Zotit, në të njëjtën kohë janë pasqyrim i moralit të tij të lartë. Qëllimi i këtij dokumentari, mbi pamjen e jashtme të Profetit a.s. është të japë një tablo të qartë të tipareve të profetit, në mënyrë që këto tipare të jenë frymëzim për jetët tona.
Lutja është një bekim i madh që i është dhënë besimtarëve. Prova e rëndësisë së lutjes mund të shihet në jetën shembullore të profetit tonë. Lutjet e profetit Muhamed a.s. shërbejnë edhe si një guidë për ne.
Në këtë film do të shikoni edhe një herë vlerat morale shembullore të profetit tonë dhe rëndësinë që ka lutja.
Kjo është padyshim një aftësi që kanë disa zogj për të folur apo imitur diçka në mënyrë të natyrshme. Mënyra si ata janë në gjendje të imitojnë disa zëra, apo aftësia për të folur, është e jashtëzakonshme.
Këto karakteristika të mrekullueshme të zogjve, janë mënyra përmes së cilës ne mund të dëshmojmë fuqinë dhe madhështinë e pafund të Allahut.
Sot në botë jetojnë më shumë se 1.2 miliard myslimanë. Myslimanët përbëjnë pjesën më të madhe të popullatës në 56 shtete të ndryshme. Në disa prej këtyre shteteve ka probleme, konflikte madje edhe luftëra. Sot bota islame është e paaftë të bëjë bashkimin e nevojshëm, për këtë arsye nuk është mjaft e fuqishme.
Për më tepër nuk ka një qendër për të mësuar vlerat dhe moralet Islame...
Nga ana tjetër kjo pregatit themelin për të vënë modele të gabuara në emër të islamit. Megjithatë fakti është se të gjitha këto probleme mund të zgjidhen dhe civilizimi islam të ndriçojë edhe një herë gjithë botën. Rruga për të arritur këtë është që të gjithë myslimanët të bashkohen.
Virtytet morale të profetit a.s. dhe këshillat janë bekim i Zotit karshi të zgjedhurve të Tij. Prandaj ato përbëjnë udhëzimin më të rëndësishëm për myslimanët, ku në çdo fazë përpiqen të fitojnë kënaqësinë e Zotit.
Ky film, përpiqet të arrijë një vlerësim më të afërt në dritën e lutjeve të tij, për devocion dhe nënshtrim ndaj Zotit nga ana e profetit, të cilit i është dhënë urtësi dhe bekim nga Zoti.
Çdo individ përcakton i ve vetes si qëllime të cilat janë të rëndësishme për të. Megjithatë asnjë nga këto nevoja nuk është aq e rëndësishme sa mirësia me të cilën ju jeni bekuar çdo moment: frymëmarrja.
Nëse nuk do të keni mundur të merrni frymë për një minutë, do të kishit dhënë gjithçka që zotëroni për të marrë frymë përsëri. Brenda një minute apo pak më tepër ju do të kishit humbur vetëdijen. Vdekja e trurit do të pasonte në dy ose tre minuta dhe jeta juaj do të merrte fund.
Ky proces i cili duket në pamje të marë kaq i thjeshtë dhe për të cilin shumë pak njerëz e vrasin mendjen, është aktualisht linja e parë në një mrekulli. Çdo qelizë në trupin tonë ka nevojë për oksigjenin e sjellë nëpërmjet frymëmarrjes.
Të rrahurat e zemrës suaj, lëvizja e muskujve, ndarja qelizore nuk do të ishin të munduar pa oksigjen.
Në këtë film ju do të shihni se sa mirësi e madhe është frymëmarrja dhe se si secili nga sistemet që ju mundësojnë të merrni frymë, është një mrekulli më vete e krijimit të Zotit.